Këtë herë ish-ministri Prifti është paraqitur për të dhënë detaje në lidhje me videon që përmban bisedën e përgjuar mes tij dhe ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. Dritan Prifti kohë më parë u paraqit në Prokurori për të dorëzuar kasetën origjinale si dhe për të dhënë sqarime në lidhje me këtë video.