Tirane – Delegacioni i PE nis sot viziten dy ditore

Europarlamentarja Doris Pack mbërriti dje në Tiranë dhe sot është parlajmëruar takimi i saj në mesditë me presidentin Topi, në pallatin e brigadave, ndërkohë që priten një sërë takimesh të tjera gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. Tema e bisedimeve pritet të jetë situata parazgjedhore në vend dhe cështja e shumë debatuar e aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Gjithashtu anetaret e delegacionit te PE-se do te takohen me kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, me kryeministrin Berisha dhe ministra te tjere te kabinetit. Pack ka këshilluar autoritetet shqiptare ditë më parë ne nje prononcim per mediat ne Bruksel, të mos nxitohen me procesin e aplikimit duke vlerësuar si periudhën më të mirë fundin e këtij viti. Europarlamentarja theksoi se momenti i zgjedhur nga qeveria brenda qershorit është i papërshtatshëm pasi vetë paralmenti europian ndodhet në proces zgjedhjesh.
Advertisement