Ceremonia e varrimit të 36-vjeçarit do të zhvillohet në fshatin Grykë-Manati të Lezhës. Në orën 13:00, ai do të varroset në varrezat e këtij fshati. Në mesditë në shtëpinë e familjes Nikaj do të jenë të pranishëm për homazhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kreu i PS-së, Edi Rama. Ndërkohë familjarët kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të bëhet pa praninë e medieve. Nikaj u plagos me një plumb në kokë përballë kryeministrisë në datën 21 Janar. Pas disa ditësh në koma në Spitalin Ushtarak, Nikaj u dërguar në Turqi për ndërhyrje më të specializuar. Dy ditë më parë mjekët turq nuk dhanë asnjë mundësi shprese për 36 vjeçarin.