Në fjalën e tij Zv. kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka hedhur kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve të cilët sipas tij vendosin në favor të lënies së kombësisë shqiptare. Sipas Spahiut duhet të ndalohen abuzimet me ndryshimet e kombësisë duke shtuar se është mjaft e turpshme lënia e kombësisë shqiptare për të marrë një kombësi tjetër. “Duhet të ndalohen abuzimet me ndryshimet e kombësisë. Duhet të jemi krenar për origjinën tonë” theksoi Spahiu duke shtuar se gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me këtë çështje.