Siç ka programuar PS-ja, në kryeqytet do të grumbullohen kryesisht mbështetësit e opozitës nga Tirana dhe Durrësi; në Vlorë do të grumbullohen ata të Vlorës, Beratit e Fierit; në Lezhë do të mblidhen mbështetësit e opozitës nga veriu i vendit; ndërsa në Korçë do të mblidhen qytetarë të Elbasanit, Korçës dhe Pogradecit. Bëhet me dije paraprakisht se për këto demonstrata janë hedhur thirrjet që ato të jenë paqësore.