Ai deklaroi se PDK-ja ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar qeverinë e re dhe shtoi se bisedimet zyrtare për koalicion do të fillojnë të Hënën. Gjithashtu kryeministri Thacci tha se vendimi për rritje të pagave është në fuqi dhe do të zbatohet. Fajtori kryesor sipas kryeministrit Thaçi për mos fillimin e zbatimit të vendimit për ngritje të pagave është procesi i zgjatur elektoral. Sipas kryeministri menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të formohen institucionet e vendit të cilat do ta zbatojnë vendimin.