“Nuk kam asnjë koment për këtë pasi është gjëja e fundit në botë për të cilën do tu merrja kohë qytetarëve të këtij vendi, por thjesht përsëris, që jeta ime nuk është më e çmuar se jeta e atyre tre burrave të ndershëm, të pafajshëm të cilët dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Unë jam me ta e me të gjithë ata që janë në këtë rrugë, me të gjithë popullin shqiptar”, premtoi kryesocialisti Rama. Sipas informacioneve kërcënimi erdhi me një sms ndaj Edi Ramës nga shtetasi Luan Zenel Rami, i cili kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat të dëmtuar gjatë protestës së 21 Janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë dy kullave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasit Edvin Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore.

Advertisement