“Kemi respekt për cdo polic që është sot në krye të detyrës. Policia është e ftuar të bëjë detyrën dhe cdo protestues që të ruajë qetësinë. Kërkojmë qetësinë dhe heshtjen që imponojnë homazhet e sotme”, ka deklaruar Ajtyresa. Në emër të PS, Ajtyresa është shprehur se në këto momente të rëndësishme për vendin, qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë maturi. “Shqipëria ndodhet në momente të rëndësishme. E gjithë bota i ka kthyer sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim mesazhin se jemi një popull i qytetëruar dhe në rrugën e demokracisë”, ka shtuar Ajtyresa.