Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për Gjin Ndreun pasi sipas tij ka dhunuar policët në krye të detyrës. Ndërkohë avokati i Gjin Ndreut e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për ta dënuar klientin e tij të nxitur nga situata e krijuar në vend dhe ka kërkuar ballafaqimin e palëve. Gjin Ndreu është arrestuar mbrëmjen e së Hënës në orën 20.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak se ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë të rendit.