“Ka një kërkesë të dytë e cila ka të bëjë me mitingun e ditës së Shtunë, sepse në mënyrë të pavetëdijshme pasi e shtyva në të Shtunë, kishte të bënte me dy rrethana: nuk ishte ditë pune dhe sinoptika. Publikisht dy ditë më parë unë paraqita një kërkesë dhe vlerësoj mundësinë që ekspertë të shquar të kësaj fushe të kontribuojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe jam për këtë akt, në mënyrë më preçize. Do mund të saktësohet në humbjen e tre njerëzve, shkaqet, rrethanat, ku protestues humbën jetën. Kjo përbën një detyrim të shtetit ligjor në përpjekje për të përmbysur një qeveri, për një grusht shteti”. Duke iu referuar demostratës së 21 Janarit, Berisha deklaroi se ka ftuar Prokurorinë për hetim të mëtejshmë, pasi kreu i opozitës organizoi një puç, duke iu vërsulur dhe rrethuar Kryeministrinë dhe për këtë, Rama do të përballet me pasojat e këtij akti. “Rëndom mund të shtrohet pyetja për një hetim të besueshëm, mbasi në datën 21 në darkë unë apelin e parë për këtë hetim ia drejtova Prokurorisë së shtetit dhe rrethana të cilat më pas kërkojnë dhe garantojnë se do të këtë bashkëpunim për proçesin e këtij hetimi” tha më tej Berisha. Kryeministri ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të përdoret ushtria, duke e konsideruar këtë si të panevojshme.