Ndërsa lidhur me tre viktimat e demonstratës së 21 Janarit ai theksoi se, është kërkuar hetim për çdo jetë të humbur. “Dua të garantoj familjarët se organizatori i vrasjes së tyre ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shprehur keqardhje për viktimat. Lidhur me akuzat ndaj Gardës së Republikës, ai u shpreh së nga ana e saj plumbat janë drejtuar në ajër. Sipas tij e vetmja përgjegjësi e Gardës është mbrojtja e territorit. Më tej Berisha theksoi se ishte Rama ai që urdhëroi sulmin ndaj policisë, dhe se kishte paguar persona për akte të tilla. Kryeministri ka shtuar më tej se është kërkuar nga ndërkombëtarët të bëhet ekspertiza. Në mbyllje të fjalës së tij Berisha përsëriti dhe njëherë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.


