Tiranë | SHBA, BE dhe OSBE dënojnë dhunën e ushtruar gjatë demonstratës

“Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”.

Advertisement