Tiranë | Presidenti Topi bën thirrje për qetësi mes protestuesve dhe dialog mes forcave politike

Topi u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve. Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. “Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja”, ka vijuar më tej deklaratën presidenti Topi.

Advertisement