Tiranë | Haxhinasto i bën thirrje opozitës për integrimin në BE

 “Përkushtimi të jetë politik i të gjithë faktorëve dhe veçanërisht i opozitës, pasi integrimi i vendit është për të gjithë faktorët politik dhe jo vetëm i mazhoranës” theksoi Haxhinasto. Ai gjithashtu theksoi se pritet një angazhim politik i opozitës edhe për reformën zgjedhore duke ripërsëritur se mazhoranca mbetet e hapur për dialog duke respektuar institucionet dhe ligjet e vendit. “Vetëm duke respektuar ligjet jemi më pranë Bashkimit Europian” shtoi më tej Haxhinasto. Ndërkohë i pyetur për demonstratën e opozitës, Haxhinasto e cilësoi atë si normale në një vend demokratik por theksoi se është i papranueshëm përdorimi i dhunës.

Advertisement