Ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka refuzuar pjesëmarrjen duke e arsyetuar nëpërmjet një letre publike drejtuar presidentit Ivanov. Në kuadër të axhendës së takimit do të jetë çështjet dhe prioritetet e vendit në planin e politikës së jashtme, me theks të veçantë integrimi në NATO dhe BE si dhe kontesti i emrit. Gjithashtu do të diskutohet edhe për dy datat e rëndësishme të vendit siç janë 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit si dhe regjistrimi i popullsisë që mbahet në muajin prill të këtij viti. Kabineti i presidentit Ivanov theksoi se qëllimi i këtij takimi është vazhdimësia e konsultimeve të rregullta të shefit të shtetit me partitë politike.


