Në një konferencë për shtyp, Ngjela ka theksuar se kryeministri Berisha ka 4 ditë kohë për t`u dorëhequr pasi më pas do të jetë populli ai që do të reagojë fort për largimin e tij. Ngjela duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në demostratën e opozitës theksoi se më 21 Janar populli do të fitojë dinjitetin e mohuar. Gjithashtu Ngjela duke iu referuar edhe seancës parlamentare theksoi se kryeministri Berisha nga kriza institucionale ka kaluar në krizë mendore.


