Në një konferencë për shtyp pas takimit me delegacionin e ODIHR-it, Haxhinasto theksoi se është i domosdoshëm angazhimi i opozitës për ndryshimet në reformën zgjedhore. “Opozita duhet të ndajë aksionin e saj politik nga domosdoshmëria për t`u angazhuar për një proces zgjedhor me standarte europiane. Angazhimi i opozitës në këtë proces dhe për ndryshimet në reformën zgjedhore është një domosdoshmëri për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe sipas standarteve europiane” theksoi Haxhinasto. Më tej Haxhinasto ka vlerësuar rolin e ODIHR-it për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri duke shtuar se është e rëndësishme zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it ndërsa theksoi se për këtë duhet të angazhohen të gjitha forcat politike.


