Duke folur në mbledhjen e asamblesë së PS-së kreu i opozitës theksoi se “21 Janari do të jetë demonstrata për cilindo që dëshiron të ngrihet në këmbë për cilindo që dëshiron shpëtimin nga kjo hije që kërkon ta çoj për dreq Shqipërinë.” “Më 21 Janar do të ngrihemi në këmbë për t`i dhënë mundësi shqiptarëve të tallur të marrin pjesë në një demostratë të madhe kundër qeverisë. Ne do të fillojmë përpjekjet tona me gjithçka mundemi” theksoi Rama. Sipas Ramës kjo demostratë nuk do të jetë vetëm e opozitës por e të gjithë atyre qytetarëve të cilët ndihen të talluar nga kjo qeveri e korruptuar.


