Tiranë – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Rama: video e Metës është montazh, pjellë e krimit

Zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka hedhur poshtë përmbajtjen e videos me anë të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, duke theksuar se kjo është vetëm një montazh, dhe ky montazh është një pjellë e krimit, duke theksuar se nuk bëjnë asnjë kompromis me krimin. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se “është përdorur sërish Dritan Prifti”. “Këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në gramët e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale”. Në përfundim, LSI thotë: “Në respekt të shtetit ligjor dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, LSI e fton çimkën dhe atë që e përdor e cilindo që disponon fakte dhe prova, t`i drejtohen organit të Prokurorisë që të zbardhet e vërteta dhe cilido që rezulton i implikuar të vihet përpara drejtësisë”.

Advertisement