Elbasan – Berisha: infrastruktura mbetet prioritet i qeverisë

Më tej ai shtoi se shqiptarët kanë votuar dhe do të votojnë të lirë në zgjedhje. Sipas Berishës një nga arritjet më të mëdha është liberalizimi i vizave, çka solli që të gjithë shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin të lirë në të gjithë Evropën. Në fund Berisha foli dhe për ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan, që do të bëjë të mundur bashkimin më të shpejtë të kryeqytetit me pjesën jugore të vendit. “Gëzuar 20 vjetorin, ditëlindjen e lirive dhe të drejtave tuaja njerëzore, themelimin e pluralizmit politik në Elbasan, themelimin e demokracisë. Sot pas 20 vitesh, burrat dhe gratë që 20 vjet më parë, themeluan pluralizmin politik, partinë demokratike, duhet të ndihen më krenarë se kurrë, më mirënjohës, më të vlerësuar ndaj guximit, që dëshmuan 20 vite më parë”. Duke bërë një bilanc, për arritjet gjatë 20 viteve, Berisha theksoi vendosmërinë për të ecur përpara dhe për të luftuar për arritje të mëtejshme. “Ne themeluam PD-në në kohën e monizmit më totalitar. Ne sot duhet të ndihemi krenar sepse në këto 20 vite rikthyem vlerat hyjore të shoqërisë, ne rikthyem besim tek zoti, tek profeti, tek e ardhmja”. “Elbasani si Europa, Shqipëria si Europa.” Nën këtë moto, kryeministri theksoi arritjet, suksesin dhe pas Vitit të Ri, ku shqiptarët festuan si europianë të vërtetë përsa i takon lëvizjes. “Vizituat njerëzit tuaj pa viza, më të denjë se kurrë më parë. Sot duhet të ndjehemi më krenarë, sepse ky vend, i ka mbijetuar krizës në saj të reformave të shkëlqyera të ndërmarra gjatë këtyre viteve”. Nga “Pallati i Sportit” në Elbasan, kryeministri theksoi se ndër objektivat kryesore të qeverisë mbetet infrastruktura.

Advertisement