Tirane – Imamet padi padisin kreun e Komitetit Mysliman

Konflikti i lindur mes një grupi imamësh dhe kreut të Komitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Nëpërmjet një padie civile të dorëzuar paraditen e djeshme në gjykatë, anëtarë të këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman kërkojnë shpalljen e pavlefshme të mbledhjes së myftinive në Kavajë, nga e cila do të dalë dhe kryetari i ardhshëm. Zgjedhjet për kreun e ri të myslimanëve pritet të mbahen më 21 mars, por grupi i imamëve kërkon anulimin e tyre duke akuzuar Selim Muçën se është përpjekur të manipulojë zgjedhjet. “I jemi drejtuar gjykatës për zgjidhjen e konfliktit. Ne kërkojmë nga gjykata të vendosë anulimin e zgjedhjes së kryetarit të komunitetit”, – tha avokati Isuf Shehu. Sipas Shehut, mungesa e kandidatëve për kryetar të komunitetit, veç atij aktual Selim Muça, është një tjetër shkelje dhe për pasojë gjykata duhet të vendosë për pezullimin e procedurave.
Advertisement