Fushata po përqendrohet pikërisht në këto komuna, ku në ditët në vazhdim pritet të jenë të pranishëm akoma më shumë përfaqësues të partive politike. Ajo do të zgjasë deri ditën e Premte dhe më pas do të fillojë heshtja zgjedhore. Zgjedhjet këtu do të përsëriten për shkak të parregullsive të denoncuara nga partitë opozitare dhe më pas të konstatuara nga KQZ. Ky institucion ka ndërruar të gjithë komisionerët që ishin të pranishëm në procesin zgjedhor të 12 Dhjetorit. Ndërkohë, votime do ketë edhe në fshatin Shalë te Lipjanit dhe në një qendër votimi në fshatin Drenofc të Malishevës.