Ngrica dhe bora kanë bllokuar rrugët, duke lënë shumë zona pa komunikim. Zyrtarët bënë me dije se për shkak të grumbullimit të borës, çatitë e më shumë se 1 mijë vendbanesave fshatare janë rrëzuar. Sipas një bilanci paraprak, pothuajse 80 mijë hektarë me grurë janë dëmtuar, që përkthehet me një faturë ekonomike prej rreth 200 milion dollarësh. Parashikimet thonë se këto kushte atmosferike do të vazhdojnë të paktën deri ditën e Premte.