Lumi Ficroj në Rokhempton pritet të rritet sërish gjatë ditës së sotme, duke detyruar qindra banorë që të braktisin shtëpitë e tyre. Përmbytjet përtej Kuinslendit kanë bërë që të mbyllen rrugët, aeroportet, si dhe kanë shkatërruar industri të tëra dhe shkaktuar tre viktima. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka ofruar ndihmë Australisë, që konsiderohet si një aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara. “Në emër të presidentit Obama dhe të popullit amerikan, unë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara në Kuinslend, për shkak të përmbytjeve të fundit”, ka deklaruar Clinton. “Australia është një partner i rëndësishëm dhe një mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, prandaj ne jemi gati t’i sigurojmë asistencë”, ka shtuar ajo.