Ftesa, e cila nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Teherani, vjen në prag të bisedimeve të reja me fuqitë botërore mbi programin bërthamor iranian. Delegatë nga Rusia, Kina dhe vende të BE-së janë mes diplomatëve të ftuar. Shumë vende të Perëndimit dyshojnë se Irani po zhvillon bombën atomike, por Teherani e mohon një gjë të tillë duke deklaruar se programi i tij është tërësisht paqësor.