Kosovë – Finlanda përfundon misionin e saj të NATO-s

“Prania e njësisë ushtarake finlandeze në Kosovë merr fund më 31 Dhjetor 2010″, ka bërë me dije armata finlandeze përmes një komunikate, cituar nga AFP-ja. Disa dhjetëra ushtarë finlandezë gjithsesi do të qëndrojnë në Kosovë. Dhjetë oficerë do të punojnë në kuadër të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë, dhe dhjetëra të tjerë do të qëndrojnë pranë seksionit të ndërlidhjes dhe mbikëqyrjes.

Advertisement