“Ju duhet të largoheni zoti kryetar pasi nuk jeni më i besueshëm. PS-ja nuk ka marrë pjesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe aryeja e vetme qëndron tek mungesa e besimit tek KQZ-ja dhe veçanërisht tek ju zoti kryetar” theksoi Gjonçaj. Gjithashtu Gjonçaj akuzoi kryetarin e KQZ-së Ristani se kërkon të djegë fletët e votimit dhe bashkë me to edhe parregullsitë që janë bërë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Interesi ynë për materialet zgjedhore nuk ka përfunduar. Ju sot po investoni në një vendimarrje shkatërruese. Ju zoti kryetar e keni kthyer KQZ-në në një instrument politik duke favorizuar mazhorancën” theksoi Gjonçaj. Ndërkohë kreu i KQZ-së, Arben Ristani është përgjigjur se gjatë gjithë kohës ka zbatuar ligjet e vendit dhe se nuk merret me deklaratat politike. “Arbitri i zgjedhjeve të kaluara ka qenë OSBE dhe ODIHR dhe po ta lexoni raportin ai shprehet se KQZ-ja ka kryer detyrën me paanshmëri dhe në mënyrë të veçantë kryetari i KQZ-së ka drejtuar me panashmëri dhe transparence”, tha Ristani.