Ahmeti u ka dhënë atyre garancinë e tij se ata nuk do të mbeten jashtë këtij procesi. “Ligji i ri është shumë më i mirë nga ai që ishte para 10 vjetësh. Ju nuk duhet të shqetësoheni nga frika se mos mbeteni jashtë nga regjistrimi, sepse gjithcka është rregulluar me ligj”, ka deklaruar Ahmeti. Kreu i BDI-së ka komentuar edhe dosjet e publikuara së fundmi që ngrenë akuza mbi UCK-në, duke deklaruar se veprat e kësaj njësie nuk mund të nxihen. “Veprat e UCK-së nuk mund të nxihen me dosje të fabrikuara nga bashkëpunëtorët e Bozhidar Spasic”, është shprehur Ahmeti. Ndërkohë, duke folur rreth kontestit të emrit, kreu i BDI-së ka theksuar se brenda koalicionit qeveritar ka atmosferë pozitive për zgjidhjen e tij.