Një rikthim emocionues për Celine Dion në Paris!
Këngëtarja kanadeze zhvilloi koncertin e saj të parë të plotë pas më shumë se gjashtë vitesh, duke performuar para rreth 30 mijë fansave në Plenitude Arena, në Nanterre.
58-vjeçarja u rikthye në skenë pas betejës me një sëmundje e rrallë neurologjike që ka prekur edhe muskujt e fytit dhe ka ndikuar në aftësinë e saj për të kënduar.
Për rreth 2 orë e 15 minuta, Dion interpretoi 25 këngë, mes tyre hitet e saj të pavdekshme “My Heart Will Go On” dhe “All By Myself”. Në fund, ajo mahniti publikun me notën e lartë të “All By Myself”, duke shpërthyer në duartrokitje dhe lot gëzimi.
“Je vais bien” – “Jam mirë”, u tha ajo fansave.
Ky është vetëm fillimi i rikthimit: Celine Dion ka planifikuar një seri prej 26 koncertesh në Paris, ndërsa 10 koncerte të tjera janë planifikuar për vitin 2027.
Një rikthim që dëshmon edhe një herë se muzika dhe vullneti mund të mposhtin pengesat më të mëdha.




