Sharon Stone e thotë troç: “Dua një partner të mirë, jo vetëm seks.”

Friday, September 11, 2026

Sharon Stone ka folur hapur për jetën e saj sentimentale dhe marrëdhëniet e shkuara, gjatë një interviste në podcastin “Mayim Bialik’s Breakdown”, në një episod të publikuar më 8 shtator.

Gjatë bisedës, Mayim Bialik e pyeti Stone se si është ajo si partnere. Aktorja pranoi se ka pasur marrëdhënie të mira, por edhe lidhje me partnerë që nuk kanë qenë të duhur për të.

Jam një partnere vërtet e mirë, por kam qenë në një lidhje për një kohë të gjatë. Kam qenë me partnerë të këqij, por edhe me partnerë të mirë”, u shpreh ajo, duke shtuar se prej kohësh nuk ka pasur shumë fat në dashuri.
Stone tregoi se aktualisht është beqare dhe se, pas rritjes së fëmijëve të saj, ajo e di më qartë se çfarë kërkon nga një marrëdhënie.

Dua të jem vetëm me dikë që më intereson. Tani dua dikë që të jetë partneri im, jo vetëm dikë me të cilin të bëj seks”, tha aktorja.

E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një dashuri të madhe në jetën e saj, Stone u përgjigj:

Kam pasur dashuri në jetën time, por nuk mendoj se kam përjetuar atë dashurinë e madhe.”

Sharon Stone ka qenë e martuar me producentin Michael Greenburg nga viti 1984 deri në vitin 1990 dhe me gazetarin Phil Bronstein nga viti 1998 deri në vitin 2004. Ajo ka tre djem të adoptuar: Roan, 26 vjeç, Laird, 21 vjeç dhe Quinn, 20 vjeç.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM