Shoqata e prodhuesve të qumështit në Kosovë kanë organizuar shpërndarjen e ndihmave, ku konkretisht janë dhuruar 30 tonë ndihma koncetrat per blegtorinë. Duke folur për operacionin, përfaqësuesi i shoqatës Behlul Behluli bëri të ditur se ky akt është vetëm fillimi i ndihmave për familjet në nevojë dhe mbështetje për qeverinë shqiptare. Këto ndihma do të çohen në komunën Dajc, e cila konsiderohet më e prekura nga përmbytjet.

Advertisement