Bregu i Fildishtë – 173 të vdekur nga dhuna post-zgjedhore

Trupat ushtarake, besnike ndaj ish-presidentit Laurent Ghagbo, humbës në zgjedhje, kanë kryer disa sulme të dhunshme ndaj mbështetësve të opozitës gjatë dy javëve të fundit. Mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve, Alassaine Ouattara kanë filluar të armatosen, në vendin që ka mbetur pa ndihma ushqimore e mjekësore prej javësh, çka rrezikon t’i kushtojë jetën mijëra qytetarëve në një prej shteteve më të varfëra në botë. 10000 paqeruajtës qëndrojnë në vend me qëllimin e mbrojtjes së Ouattara-s dhe popullsisë civile, por ata nuk kanë mandat për t’iu përgjigur ushtarakisht sulmeve që mund të ndërmerren nga forcat e Ghagbo-s. Nigeria, Liberia dhe Sierra Leone, vende që janë kufi me Bregun e Fildishtë kanë shprehur gjatë javës shqetësimin e tyre të thellë, për mundësinë e destabilizimit të vendeve të tyre prej situatës së tensionuar.

Advertisement