Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen më të afërt se kurrë gjatë pushimeve në Greqi.

Friday, August 7, 2026

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë fotografuar duke shijuar pushimet e tyre verore në Greqi, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në një jaht dhe duke shkëmbyer momente të afërta.

Këngëtarja 41-vjeçare dhe ish-kryeministri kanadez, 54 vjeç, u shfaqën të buzëqeshur dhe të relaksuar, ndërsa zgjodhën veshje verore në nuanca të çelëta.

Çifti, që raportohet se është në një lidhje prej rreth një viti, dukej më i afërt se kurrë gjatë ditës në det, shkruan DailyMail.

Më herët këtë verë, Perry dhe Trudeau bënë edhe debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin Tribeca, ku morën pjesë në premierën e filmit koncertor të këngëtares.

Në një intervistë për People, artistja tha se ndihet më e qetë dhe më e qëndrueshme në jetën e saj, duke e përshkruar partnerin si “dashurinë e jetës”.

Katy Perry u nda nga Orlando Bloom në fillim të vitit, pas disa vitesh lidhjeje dhe një vajze së bashku, ndërsa romanca me Trudeau u bë publike në fund të vitit 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -