Lajmi u raportua gjatë drekës në mediat ndërkombëtare, të cilat shtuan se shumë prej personave të ndaluar prej forcave të rendit janë rrahur dhe shoqëruar në komisariate pa marrë ndihmesën e nevojshme mjekësore. OSBE, SHBA dhe Bashkimi Europian dënuan ngjarjen dhe bënë thirrje për qetësi. Të paktën shtatë kandidatë presidencialë janë ndaluar gjithashtu, pas pjesëmarrjes së tyre në protestat, gjatë të cilave godina qeveritare u sulmuan në kryeqytetin Minsk.

Advertisement