Ai tha se për shkak se ndjen përgjegjësi morale për humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 Dhjetorit, e ka ndërmarrë këtë veprim, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Kryesisë të LDD-së që të japin dorëheqje, për shkak të përgjegjësisë për humbjen në këto zgjedhje. Tolaj tha se shkaku kryesor i humbjes së LDD-së në zgjedhje është dënimi i liderit të partisë, Nexhet Dacit, në prag të zgjedhjeve. Dorëheqja e Tolajt është e dyta nga “udhëheqja” e këtij subjekti, pasi para tij, dorëheqje kishte dhënë edhe Naser Rugova, një nga nënkryetarët e LDD-së.

Advertisement