Brad Pitt dhe e dashura e tij Ines de Ramon janë shfaqur së bashku në një event në Los Angeles.
Sipas DailyMail, aktori 62-vjeçar dhe dizajnerja e bizhuterive 33-vjeçare morën pjesë në premierën botërore të Mercedes‑AMG, e mbajtur të martën mbrëma, më 19 maj 2026, në ambientin e Sixth Street Bridge në Los Angeles.
Çifti, që raportohet se janë në lidhje që nga fundi i vitit 2022, u panë duke ecur në tapetin e kuq dorë për dore dhe duke qëndruar pranë njëri‑tjetrit gjatë gjithë kohës, teksa përshkonin hapësirën e eventit.
Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë romancën larg vëmendjes së madhe publike, daljet e tyre së bashku kanë qenë herë pas here në qendër të mediave.




