Sipas tij, sot shqiptarëve iu hoq pengesa psikologjike dhe prandaj kjo ngjarje meriton një nderim të madh. Ndërsa duke folur me arsimimin politik në vend, si i tillë, Topi u shpreh se deri tani, politikanët kanë hyrë në politikë duke hyrë nga profesione të ndryshme, por sot ekziston mundësia e arsimimit të posaçëm për të qenë politikan i mirëfilltë. “Por kjo nuk do të thotë se do të dalin vetëm politikanë, por mund të jeni drejtues shumë të mirë të politikave sociale, ekonomike etj, për të cilat vendi ka nevojë”, tha ai. Duke shtuar se politika do të jetë më shumë efiçente nëse ajo do të jetë me më shumë etikë dhe maturi, përshembull kur duam të bëjmë politikë ekonomike, më mirë le të lëmë të flasin vetë ekspertët.

Advertisement