Angli – Nesër apeli për Assange

Avokati i themeluesit të Uikileaks, Mark Stephens, ka akuzuar autoritetet suedeze se po përpiqen të bëjnë që Assange ta kalojë ditën e Krishtlindjeve në burg. “Ata kanë gjenet e një kurnaci të lig”, ka deklaruar Stephens, duke iu referuar personazhit zemërgur të novelës së Charles Dickens, “Kënga e Krishtlindjeve”. Vetë Assange ka paralajmëruar në ditët e fundit nga qelia, se muret e burgut nuk do ta pengojnë atë që të vijojë publikimin e dokumenteve sekrete të diplomacisë amerikane.

Advertisement