Kryeministri Berluskoni ka fituar me një rezultat të ngushtë 314 vota pro dhe 311 kundër në Dhomën e Deputetëve duke u rikonfirmuar sërish në detyrë. Më herët Senati votoi pro qeverisë së Berluskonit me 162 vota pro, 135 kundër dhe 11 abstenim. Sipas korrespondentëve edhe pse ia doli të fitojë, do të jetë tepër e vështirë për Berluskonin të menaxhojë një shumicë me një ose dy vota në dhomën e deputetëve. Sipas mediave italiane, nga 11 deputetë që abstenuan, 10 i përkasin grupit FLI, të cilët kanë vepruar ashtu siç kishte paralajmëruar në sallë kryetari i tyre, Pasquale Viespoli. Abstenimi i njëmbëdhjetë mban firmën e ish-senatorit të Popullit të Lirisë, Enrico Musso, i cili së fundmi ka kaluar në radhët e grupit të përbërë.

Advertisement