Njihuni me 35 këngët konkurruese në Eurovision 2026!

Saturday, April 4, 2026

Edicioni i 70 i Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet në Vjenë, Austri, konkretisht në arenën Wiener Stadthalle, pasi Austria fitoi edicionin e kaluar.

Konkursi do të zhvillohet në tre net: gjysmëfinalja e parë më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe më 16 maj 2026. Në këtë edicion pritet të marrin pjesë gjithsej 35 shtete, një nga numrat më të ulët të viteve të fundit.

Si zakonisht, vendi pritës dhe të ashtuquajturit “Big Five” (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja) kualifikohen direkt në finale, bashkë me Austrinë si fituese.

Megjithatë, këtë vit festivali është shoqëruar me polemika, pasi disa vende kanë vendosur të mos marrin pjesë. Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë bojkotuar konkursin, kryesisht në shenjë proteste ndaj lejimit të Izraelit për të konkurruar. Kjo është arsyeja kryesore pse numri i pjesëmarrësve është më i ulët se zakonisht. Pavarësisht kësaj, konkursi vazhdon me formatin klasik me dy gjysmëfinale dhe një finale, ku kualifikohen gjithsej 25 vende në natën e madhe.

Më poshtë janë renditur këngët konkurruese të 35 shteteve që marrin pjesë në Eurovision 2026:

Shqipëria

Alis – Nân

Armenia

Simón – Paloma rumba

Australia

Delta Goodrem – Eclipse

Austria

Cosmó – Tanzschein

Azerbajxhani

Jiva – Just Go

Belgjika

Essyla – Dancing on the Ice

Bullgaria

Dara – Bangaranga

Kroacia

Lelek – Andromeda

Qipro

Antigoni – Jalla

Çekia

Daniel Zizka – Crossroads

Danimarka

Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Estonia

Vanilla Ninja – Too Epic to Be True

Finlanda

Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – Liekinheitin

Franca 

Monroe – Regarde !

Gjeorgjia

Bzikebi – On Replay

Gjermania

Sarah Engels – Fire

Greqia

Akylas – Ferto

Izraeli

Noam Bettan – Michelle

Italia

Sal Da Vinci – Per sempre sì

Letonia

Atvara – Ena

Lituania

Lion Ceccah – Sólo quiero más

Luksemburgu

Eva Marija – Mother Nature

Malta

Aidan – Bella

Moldavia 

Satoshi – Viva, Moldova!

Mali i Zi

Tamara Zivkovic – Nova zora

Norvegjia

Jonas Lovv – Ya Ya Ya

Polonia

Alicja – Pray

Portugalia

Bandidos do Cante – Rosa

Rumania

Alexandra Capitanescu – Choke Me

San Marino

Senhit – Superstar

Serbia

Lavina – Kraj mene

Suedia

Felicia – My System

Zvicra

Veronica Fusaro – Alice

Ukraina

Leléka – Ridnym

Mbretëria e Bashkuar

Look Mum No Computer – Eins, Zwei, Drei

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom