Tiranë – Asnjë kompromis për datën e votimit të komisionit hetimor

PS ka kërkuar që në seancën e së Enjtes në datën 16 Dhjetor të ngrihet komisioni, ndërkohë që PD-ja ka kërkuar më shumë për t`u shqyrtuar në komisionin e ligjeve duke propozuar datën 23 Qershor si seanca e votimit të projekt-vendimit për hetimin e zgjedhjeve. Për shkak të mungesës së konsensusit do të jetë seanca plenare e cila do të votojë datën kur do të kalojë në Parlament komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Përtej datës, mazhoranca dhe opozita kanë diskutuar edhe për 2 pika të projekt-vendimit, pikën 3 që ka të bëjë me përbërjen e komisionit dhe pikën 4 që ka të bëjë me objektin e hetimit. PD ka nënvizuar se ligji për komisionet hetimore shumicën ia jep mazhorancës qeverisëse ndërkohë që ka shprehur rezerva për nenin 119 sipas të cilit PS-ja kërkon materialet zgjedhore. Këto dy çështje janë lënë të zgjidhen me negociata mes dy krerëve të grupeve kryesore parlamentare Ruçi e Patozi.

Advertisement