Ahmadinexhad përmes një lajmi në internet falenderon Motakin për punën, por nuk jep shpjegime për largimin. Zëvendëspresidenti iranian do të kryejë përkohësisht detyrën e shefit të diplomacisë. Gjatë vitit të fundit raportet e mediave flasin për kritika të shtuara nga ligjvënësit për Motakin, i cili sipas tyre nuk është bindës sa duhet. Ligjvënësit kishin kërkuar largimin e Motakit nëse Kombet e Bashkuara miratonin sanksione shtesë. Rrethi i katërt i sanksioneve ndaj Iranit është vendosur në Qershor.