Këngëtarja Rosalía u detyrua të ndërpresë koncertin e saj në Unipol Forum Milano, pasi u sëmur rëndë nga helmimi me ushqim.
Sipas Dailymail gjatë performancës, ajo u shfaq shumë e dobësuar dhe madje u përlot në skenë, duke i treguar publikut se kishte qenë duke vjellë dhe po ndihej shumë keq.
Edhe pse tentoi të vazhdonte koncertin për t’i kënaqur fansat, gjendja e saj u përkeqësua dhe nuk mundi ta përfundonte shfaqjen. Koncerti u ndërpre në mes, duke lënë publikun të zhgënjyer, por shumica reaguan me mirëkuptim.
Ngjarja ka krijuar pasiguri për koncertet e ardhshme të turneut të saj, pasi ende nuk dihet nëse ajo do të rikuperohet në kohë për performancat e planifikuara.


