SHBA – Clinton: do të punojmë për themelet e shtetit palestinez të së ardhmes

“Ne do të nxisim palët të ballafaqohen me çështjet kryesore. Ne do të punojmë me ta në terren për hedhjen e themeleve të një shteti palestinez të së ardhmes. Dhe do të dyfishojmë diplomacinë rajonale”, theksoi Klinton. “Kur një rrugë bllokohet ne do të provojmë një tjetër. Ne nuk e humbim shpresën dhe kështu duhet të bëjnë edhe njerëzit e këtij rajoni”. “Ne nuk e pranojmë legjitimimin e ndërtimeve të vazhdueshme, theksoi ajo, ne besojmë se zgjerimi i vazhdueshëm është gërryes jo vetëm për procesin e paqes dhe zgjidhjen dy-shtetëshe por edhe për vetë Izraelin”. Klinton deklaroi se “një shtet palestinez, i arritur përmes negociatave, është i pashmangshëm”.

Advertisement