Korcë – Presidenti Topi kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative

Nga qyteti i Korçës ku ka inaguruar edhe gjykatën e Shkallës së Parë të këtij rrethi, kreu i shtetit i bëri thirrje të dyja palëve të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Duke iu referuar procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i shtetit kërkoi më shumë vëmendje nga politika në lidhje me këtë proces mjaft të rëndësishëm për shqiptarët. Gjithashtu presidenti Topi kërkoi një bashkëpunim mes dy palëve për të miratuar ligjin për Gjykatën Administrative që sipas tij është shumë i domosdoshëm për biznesin.

Advertisement