Qytetarët kosovarë do të kenë mundësinë të vendosin se për kë subjekt do të votojnë ditën e Dielë. Për zgjedhjet parlamentare garojnë 29 subjekte politike. Kuvendi i Republikës së Kosovës përbëhet nga 120 deputetë, 100 prej të cilëve zgjidhen direkt, ndërsa 20 vende janë rezervuar për komunitetin serb dhe pakicat e tjera. Ndërsa sipas një sondazhi të realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme për zgjedhjet e 12 Dhjetorit në Kosovë, ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike të Kosovës me 30.2%, kurse e dyta ka dal Lidhja Demokratike e Kosovës me 28.1%. Lëvizja Vetëvendosje, sipas këtij sondazhi është renditur forca e tretë politike në vend me 16.1%.