Tiranë – Rama: qeveria mbylli Kuvendin për të mbuluar fajet

Në një konferencë për shtyp kreu i selisë rozë theksoi se se kjo shtyrje bëhet për të mos u përballur me ofertën e PS-së për përmbytjet. “Fajet e qeverisë nuk mbulohen duke fikur dritat e së vërtetës, të gjithë e kanë kuptuar që kjo qeveri i ka lënë në baltë dhe mbyllja e Kuvendit është shprehja kuptimplotë e zhytjes së qeverisë” theksoi Rama. Sipas tij grupi parlamentar socialist kishte vendosur të diskutonte për përmbytjet dhe për të dhënë ofertën e opozitës që këto përmbytje të mos ndodhin më. “Opozita të mbronte propizimin e saj për të ndalur përmbytjet dhe miratimin e një plani konkret por Saliu e mbylli Kuvendin për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të lënë hapur rrugën e përmbytjeve” theksoi më tej Rama. Më tej Rama shtoi se mbyllja e Kuvendit tregon edhe tatëpjetën e demokracisë pas votave të vjedhura nga qeveria por theksoi se opozita do të vijojë të kërkojë masa të fortë për të evituar përmbytjet në vend. Ai gjithashtu fajësoi ministrin e ekonomisë Meta si përgjegjës për përmbytjet në Shkodër. “Ilir Meta të japë llogari që pse u përmbyt ultësira e Shkodrës por edhe manovrën e çmimit të energjisë nga KESH-i” theksoi kreu i selisë rozë.

Advertisement