Kosovë – Vritet kandidati i koalicionit boshnjak “Vakat”

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri përfaqësuesin e koalicionit bonjak “Vakat” Shefko Salkoviç duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë ndërkohë që lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti. Gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili në kohën e sulmit ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me viktimën. Ndërkohë mbeten ende të paqarta motivet e kësaj vrasjeje.

Advertisement