Në një konferencë për shtyp sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama theksoi se ishte momenti që deputetët socialistë të mblidheshin në Shkodër dhe të shqyrtonin mundësitë e ndërhyrjes dhe ndihmës që mund të japin dhe jo të bëjnë politikë nga Tirana. “Edi Rama mban fjalime e bën protesta ndërsa të tjerët po punojnë ditë e natë për t`i shkuar në ndihmë banorëve në Shkodër, ka pasur dhe ka një solidaritet të paparë”, tha Luan Rama, sekretar i LSI.