Bruce Willis nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca, dhe bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, thotë se është mirënjohëse për këtë fakt.
Emma ka folur hapur për diagnozën e aktorit të “Die Hard” gjatë episodit të së mërkurës të podcastit “Conversations With Cam”.
Ajo shpjegon se Bruce “nuk i ka lidhur kurrë pikat” dhe se ajo është “shumë e lumtur për këtë”. Sipas saj, Bruce vuan nga anosognozia, një gjendje ku truri nuk arrin të kuptojë çfarë po i ndodh vetë, ndaj ai mendon se gjithçka është në rregull dhe se gjendja e tij aktuale është normale.

Emma thekson se Bruce është ende shumë i pranishëm fizikisht dhe i njeh anëtarët e familjes.
Pas diagnozës në vitin 2022, Bruce Willis nuk është rikthyer më në ekran.


